Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Artan Fuga
Nuk kisha çfarë të bëja në darkë. Zbrita poshtë ku në trotuar kisha parkuar frigoriferin. E kam thënë edhe parvjet: Përse disa parkojnë autoveturat dhe unë mos parkoj çfarë të dua, frigoriferin, makinën qepëse të gjyshes, madje edhe lavatriçen?
E futa frigoriferin në apartament, nxorra që andej aparatin e televizorit, i ngula prizën e tij te dy brima që dikur strehonin prizën e hekurit, dhe pasi e lidha me një kanaçe që dikur e përdorja për të kapur italjanin, u shtriva në minder dhe si nëpër gjumë nisa të ndjek një emision debati politik.
Dy vetë, një i majtë dhe një e djathtë po debatonin për aktualitetin politik kombëtar.
Hajde po i ndjek thashë! Mbase ka gallatë! Sa për të ndjellur gjumin doja!
Gazetari, për të cilin kam një mendim shumë të mirë, logjik, që i jep ritëm emisionit, shumë i përgatitur profesionalisht, hapi bisedën.
Ja tani të flasim për çështjen e kanabisit, bandave dhe kërkimit që policia po u bën policëve që janë në kërkim.
I majti i tha të djathtës : Ju jeni hajduta! pse keni nxjerrë nga buxheti miliona euro dhe i keni harxhuar për djegjen e plehrave a ku e di unë se për çfarë i thoshte!
E djathta iu përgjigj: Shihni veten mashtruesa, ku i keni gjetur një milion euro që ja dhatë firmës amerikane për riciklim plehrash politike?
Ik m'i budallaqe!
Pusho idiot!
Ndërhyri gazetari : Mirë tani kemi një hapësirë publicitare dhe pastaj kalojmë në një temë të dytë, këtë radhë për vetingun, ku prokuroria po gjurmon policinë, policia survejon gjykatën, gjykatat lëshojnë gjykatësit që ndiqen nga policia sepse... nuk e di se çfarë tha tjetër, sepse nisën reklamat me telefonat e prishur atmosferikë.
Fjeta pesë minuta, kur më zgjoi debati:
E djathta i tha të majtit : Atë trego ti, ku i gjetët 1 milon dollarë që ja dhatë lobistëve që të lobonin pranë kryetarit të komisionit të zgjedhjeve në Filipine!
Isha si përgjumësh.
I majti ju përgjigj: Uuuuuuu, fale Perëndi budallaqen! Flet për një milion euro që ne i kemi mbledh çika - çika nëpër militantë, dhe harron pesë milionë euro që i keni përdor për fabrika plehrash që as janë ndërtuar fare!
Kujdes ! - tha gazetari, dukej që tallej me ta, çfarë të bënte!!!, jemi te vetingu i politikanë, gjykatësve, jo te plehrat, i mbaruam plehrat!
Ik m'i plehër që pastron parà - ia priti i majti së djathtës!
E djathta iu turr : Budalla je vetë!
Gazetari i ndërpreu duke thirrur për etikë.
I majti iu përvesh gazetares së shkretë: Me thuaj mos zonjë çfarë i bën miliona eurot?
Gazetari : Ore pyetjet i bëj unë këtu, pse mua më pyet ti! Qenke rrotë fare! Pse mua m'i kërkon milionat ti ore! Shif veten tate!
E pra, kapi situatën e djathta : këtë po i them edhe unë!
I majti ndërhyri: Ec, ec, vazhdoni, mos u merrni me mua!
Stop! - tha gazetari, dukej që e kishin mërzitur të ftuarit dhe i linte të grindeshin në qefin e tyre! Një hapësirë publicitaree dhe rinisim estradën përsëri!
Nuk kuptova se isha zgjuar apo flija tashmë!
Rifillojmë ! - dëgjova pas pesë minutash.
Tani kemi për të debatuar për takimin midis qeverisë së Kosovës me qeverinë shqiptare të Shqipërisë. Nuk kuptohet se përse nuk parashikuan edhe një ndeshje kalçetoje diku andej nga Mborje - Drenova, për hapjen e vitit të Skënderbeut.
Nuk kuptohet se përse viti i Skënderbeut u hap në Korçë dhe jo në Kavajë! vazhdoi gazetarja!
Ndofta se atje ekipi i Korçës në futboll e ka emrin Skënderbeu!
Ik ore u budalla- ! ia priti një kameraman nga cepi i dhomës. Ka lidhje me konjakun skënderbeu. Skënderbeu, që sipas një studiuesi shumë serioz kishte mamin gjirokastrite, (serbe o budalla ! - thirri pastruesja e korridorit!) para se t'ja hypte mushkës së vet aty te sheshi që ngjan si hapësirë hënore pas prishjes së Tokës nga asteroidi, ja fuste nja dy gllënjka konjak korçe.
Se Skënderbeu pinte konjak skënderbeu në Korçë sa herë Korça korrte fitore. Ai shpartallonte Beshiktashin e Stambollit, kurse skënderbeu i Korçës i hynte më dru dinamovitëve ukrainas të Kievit!
Cfarë thua? - m'i budallaqe ju kthye i majti së djathtës, m'i lavatriçe parash në kaskadat e Drinit!
Budalla je vetë - ja priti e djathta. Skënderbeu i gjuante vetë penalltitë te skënderbeu i Korçës! Në Torvioll!
Nejse, kthehemi te bashkëpunimi midis Kosovës dhe Madakaskarit! Maskarai, më falni Madagaskari njohu republikën e Kosovës, e kuptoni çfarë ngjarjeje, çfarë fitoreje e e diplomacisë mbarëkombëtare.
Ku bie ky hotel bre? - ja priti shoferi i taksisë nga dritarja e studios.
Mirë vazhdojmë për vitin e Skënderbeut tani që po afron viti i ri dhe babagjyshi do të kthehet nga malet.
I majti iu përvesh së djathtës : Mirë mirë po milionat e plehrave ku i çuat?
E djathta u përgjigj: Mos bëni si të mirë, ne i marrim nga buxheti, po ju o plehra ku i morët eurot që bëni lobim në Madagaskar kundër Skënderbeut!
I majti u nxeh: Ik m'i kavajse e dreqit!
E djatha nuk ia përtoi: Budalla je vetë!
Gazetari, të cilit ironia i lexohej në fytyrë : vazhdoni! iu tha, - Unë po shkoj të bëj ca psonisje te Big marketi këtu afër, dhe vij ju gjej sapo të keni mbaruar debatin tuaj shumë konstruktiv dhe të dobishëm për telespektatorët.
Kishte nisur një reportazh nga Alpet. Kuptova se kisha fjetur disa orë!
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24