Flash News

KRYESORE

Durrës/ Aksidentohen dy automjete, humb jetën një person

Durrës/ Aksidentohen dy automjete, humb jetën një person

Një person ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi sot pasditen në rrugën dytësore të Xhafzotajt në Durrës.

Shkak është bërë përplasja e një automjeti tip BMW me targa AA 969 DN,  me një karotrec me targa AA 484 MJ.

Për pasojë, drejtuesi i  BMW, Redi Hoxha 34 vjeç  ka gjetur vdekjen, ndërsa drejtuesi i karotrecit A.M,  ka mbetur i plagosur lehtë.

 Nga hetimet paraprake thuhet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e BMW-së.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Viktima është ende i pa identifikuar.

Të fundit