Flash News

KRYESORE

Durrës, shpërthim me tritol në oborrin e një banese

Durrës, shpërthim me tritol në oborrin e një banese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një banesë në lagjen 17 në Durrës, paraditen e mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, nga shpërthimi në oborrin e banesë së shtetasit me inicialet Q.N., 64 vjeç, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Persona ende të paidentifikuar i kanë hedhur eksplozivin në oborrin e banesës ku jetonin vetëm një çift, pasi fëmijët i kishin në emigrim.

Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Të fundit