Flash News

KRYESORE

E bujshme! Neymar pyet shokët te Barcelona për trajnerin e ri

E bujshme! Neymar pyet shokët te Barcelona për trajnerin e ri

Dy këmbë në Paris, sytë drejt Spanjës dhe mendjen te Barcelona. Neymar duket se e ka mendjen të rikthehet aty ku pushtoi zemrat e futbolldashësve në mbarë globin, "Camp Nou".

Sipas mediave spanjolle, braziliani ka pyetur ish-shokët e skuadrës, me siguri dyshen Messi-Suarez, për trajnerin e ri të katalanasve, Quique Setien.

Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Ernesto Valverdes dhe do të jetë në stol të paktën deri në qershor. Kontrata e tij është për dy sezone e gjysmë. Neymar ka interes të dijë për sistemin e tij të lojës dhe përgjigjet e shokëve të tij te Barcelona kanë qenë pozitive.

Katalanasit e pëlqejnë trajnerin Setien dhe Neymar është gëzuar për këtë. Ka një arsye më shumë për t'u rikthyer në Barcelonë.

Të fundit