Flash News

KRYESORE

E jashtëzakonshme! Italia fiton 9-1 kundër Armenisë!

E jashtëzakonshme! Italia fiton 9-1 kundër Armenisë!

Italia po rritet frikshëm! Ekipi italian sonte fitoi ndeshjen e dhjetë në po kaq ndeshje të kualifikueseve të Europianit 2020, duke shkatërruar 9-1 Armeninë. Kjo ishte një performancë më shumë se spektakolare!

Goli i parë u shënua nga Immobile në të 8', ndersa një minutë më pas ishte radha e Zaniolos për të gjetur rrjetën. Barella mbylli pjesën e parë në 3-0. Pjesa e dytë pati po aq ritëm sa e para, madje dhe më shumë gola. Immobile dhe Zaniolo shënuan sërish njëri pas tjetrit, më pas ishin Romagnoli, Jorginho, Orsolini, Babayan dhe Chiesa që nuk falën.

Ndeshja e sotme ishte rekord. Italia ka tetë dekada që nuk fitonte kaq thellë, por sot ishte hera e katërt që Italia shënonte më shumë se 9 gola, pasi ka fituar 11-3 me Egjiptin në 1928, 9-0 me Francën në miqësore në '20, SHBA 9-0 në '48 dhe sot ndaj Armenisë 9-1.

Të fundit