Flash News

KRYESORE

E kërkoi Rama, dorëhiqet një tjetër drejtor në Gjirokastër

E kërkoi Rama, dorëhiqet një tjetër drejtor në

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër, Dino Selimi. Ky i fundit e ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen ndërkohë që mësohet se largimi i tij është kërkuar nga kryeministri Edi Rama javën e kaluar kur ishte në Gjirokastër.

Kreu i qeverisë ka pasur rezerva për mënyrën e drejtimit të këtij institucioni duke thënë se ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve sa i takon shërbimit të ofruar. Mbi bazën e këtij qëndrimi të Ramës, Selimi ka paraqitur dorëheqjen ndërsa në qytetin jugor raportohet se do të ketë të tjera lëvizje, ku më i rrezikuari për tu larguar nga detyra është drejtori i Hipotekës, për të cilin kishte jo pak kritika nga ana e qytetarëve.

Dino Selimi mban edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste për degën e Tepelenës.

Të fundit