Flash News

KRYESORE

E KRYER: Interi bën transferimin më spektakolar në Itali!

E KRYER: Interi bën transferimin më spektakolar në Itali!

Christian Eriksen-Inter, gjërat duken të kryera! Prisni që mesfushori të vishet zikaltër shumë shpejt, sepse klubi italian më në fund ka bindur trajnerin Jose Mourinho me ofertën e bërë.

Mediat italiane zbulojnë detajet e operacionit. Ndërmjetësi i bisedimeve quhet Frank Trimboli dhe ai aktualisht është në Milano. Oferta e re e Interit do të jetë në total 20 milionë euro, fiks aq sa kërkon Tottenham.

Oferta e parë e Interit ka qenë 18 milionë euro në total, shifër jo e pranueshme për "Spurs". Me kalimin e ditëve, Interi ka ofruar 15 mln euro fikse plus 5 të tjera bonuse, pra duke i çuar këto të fundit nga 3 në 5 milionë euro.

Të fundit