Flash News

KRYESORE

“E pashë rastin në media dhe erdha t'i mbështes”, qytetari sensibilizohet me banorët e rrezikuar për shembjen e banesës

Qindra qytetarë u sensibilizuan me banorët e një shtëpie në “Petro Nini Luarasi” që rrezikojnë t’u shembet banesa.

Të shumtë ishin ata që reaguan në rrjetet sociale, por dhe qindra qytetarë që shkuan pranë banesës së banorëve, për t’i mbështetur, për padrejtësinë, që sipas tyre po ju bëhen.

Një zotëri, i pyetur nga “Report Tv” se përse po mbështet banorët u shpreh, “E pamë në media rastin dhe erdhë. Të merr frika të flesh gjumë se çohesh pa shtëpi. Do vijmë sërish në mbështetje të qytetarëve”.

Në momentin që përmbarimorët u larguan nga banesa, qytetarët, të cilët ndodheshin në të gjithë ambientet pranë banesës, në trotuar e rrugë, duartrokitën në shenjë sensibilizimi ndaj tyre.

Mirëpo, banorët sërish janë të frikësuar se përmbaruesit mund të kthehen dhe t’u shembin shtëpinë ku jetojnë pesë familje.

Kujtojmë që Aleksandër Gavoci është biznesmeni i cili pretendon pronësinë e truallit ku është ndërtuar banesa afër shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku jetojnë 5 familje dhe të cilën gjykata ka vendosur ta shembë.

 

Të fundit