Flash News

KRYESORE

E takoi para disa ditësh, Ronaldinho ‘promovon’ këngën e Era Istrefit

E takoi para disa ditësh, Ronaldinho ‘promovon’

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cila bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith publikuan ditën e sotme himnin e Botërorit duket se nuk ka të shkëputur nga suksesi ndërkombëtar.

Para disa ditësh Era publikoi një foto krah ikonës së futbollit brazilian, Ronaldinho, të cilin e kishte takuar në organizimin e këngës.

Së fundmi kënga është shpërndarë edhe nga braziliani me synim promovimi, ku i ka bërë “tag” edhe Erës në ‘Instagram’.

“Duke pritur diçka speciale nga këta miqtë e mi”, ka shkruar Ronaldinho.

Ndërkohë këngëtarja shqiptare nuk ka nguruar ti komentojë duke i dërguar disa zemra në formë mirësjellje.

https://www.instagram.com/p/BjInVsdBoFg/?taken-by=ronaldinho

Të fundit