Flash News

E-TJERA

Drogë në sallonin e bukurisë, arrestohet parukierja në Tiranë

Drogë në sallonin e bukurisë, arrestohet parukierja në

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje në një parukeri në Tiranë.

Në sajë të këtij operacioni, Policia e Tiranës ka arrestuar parukieren Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim A. B. i cili e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza në sallonin e bukurisë që më pas ta shiste.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast”, njofton policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit