Flash News

E-TJERA

22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin në Vlorë

 22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin në

Një 22-vjeçare ka qëlluar me thikë bashkëshortin sot pasdite në Vlorë.

Sipas policisë, e reja gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thike në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

 

Të fundit