Flash News

E-TJERA

25 prilli, Yuri Kim përsërit thirrjen për udhëheqësit e partive: Verifikoni kandidatët, siguroni lista të pastra

25 prilli, Yuri Kim përsërit thirrjen për udhëheqësit e

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përsëritur thirrjen për udhëheqësit e partive që të verifikojnë kandidatët për deputetë dhe të sigurojnë lista të pastra për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ambasadorja amerikane mbështeti shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve .

“Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

 

Të fundit