Flash News

E-TJERA

4 vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar, Budina: Sot ditë zie, u dëshmua dhuna e një qeverie mafioze

4 vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar, Budina: Sot ditë zie, u

Këtë të premte mbushen katër vite nga shembja e godinës historike të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Regjisori Edmond Budina, duke folur për mediat ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua nga qeveria.

Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar. Sipas tij, qeveria as që ka kujdes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

"Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e  një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit. Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund.

Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën", u shpreh Budina. 

Të fundit