Flash News

E-TJERA

5 mijë lekë shpërblim, nga nesër nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

5 mijë lekë shpërblim, nga nesër nis shpërndarja e

Qeveria ka vendosur në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët një fond prej 40 milionë dollarësh.

Shpërndarja e bonusit fillon nga nesër. Për mbi 695 mijë pensionistë qeveria ka vendosur të japë edhe këtë vit 5 mijë lekë shpërblim.

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë shpalljes së vendimeve të qeverisë, se në paketë përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike.

“Mbi 695 mijë pensionistë do të marrin bonusin e fundvitit. Nga nesër do filloj lëvrimi i bonusit për 695 101 pensionistë. Prej 5 mijë lekësh të reja. Edhe 66 mijë të tjerë që kanë pensione invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lek të tjera të reja. Pra shkon 110 mijë lek për këtë kategori. Do mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Si dhe për paraplegjikët”, deklaroi Rama.

 

Të fundit