Flash News

E-TJERA

Afrim Qëndro emërohet prefekt i Tiranës

Afrim Qëndro emërohet prefekt i Tiranës

Afrim Qëndro është emëruar prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Qëndro është një nga njerëzit e afërt të qeverisë Rama, i cili ka mbajtur dhe poste të rëndëishme në të shkuarën.

Qëndro ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga viti 2017 deri në 2019-ën. Gjithashtu ka mbajtur postin e zv.kryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Ai ka ushtruar funksione të ndryshme publike, si drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike në Bashkinë e Tiranës, kryeinspektor në Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse po në Bashkinë Tiranë, shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër, etj.

Të fundit