Flash News

E-TJERA

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut dhe AKSHI janë vetëm maja e ajsbergut

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut dhe AKSHI janë vetëm maja e

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar nga arratia se skandalet që kanë shpërthyer ditët e fundit nga apartamentet e zbuluara të Belinda Ballukut deri te kontratat e AKSHI-t dhe dosjet e tjera në SPAK janë vetëm “maja e ajsbergut” të makinerisë kriminale të ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë në Syri Tv, Ahmetaj tha se qeveria ka ngritur një sistem plaçkitjeje të organizuar, ku pasuritë e zyrtarëve rriten ndërsa ndaj tij dhe familjes së tij po zhvillohet një fushatë ndëshkimore politike.

"Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut", tha Ahmetaj. 

Të fundit