Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Fier

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari ka ndodhur në Fier.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Kjo ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit