Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Shijak

Aksident me vdekje në Shijak

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në Shijak.

Një 40-vjeçar është përplasur me motomjet me trafikndarësen dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit