Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Berat-Dimal, një i plagosur dhe dëmtime në linjën elektrike

Aksident në aksin Berat-Dimal, një i plagosur dhe dëmtime në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”. Një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni të lartë.

Drejtuesi i mjetit, Dhimitër Papa, është transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim për plagët e marra nga përplasja. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë. Aktualisht, efektivë të policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar edhe lidhjet e linjës elektrike të zonës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Punonjës të OSHEE-së kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur riparimin e dëmtimeve për të rikthyer energjinë elektrike në zonë.

Të fundit