Flash News

E-TJERA

Aksident në Bistricë, 80 vjeçari i dehur përfundon në kanal - EMRI

Aksident në Bistricë, 80 vjeçari i dehur përfundon në

Një aksident është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër pasditen e sotme.

Një shofer duke drejtuar automjetin tip  “Opel”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar  në një kanal uji, në afërsi të fshatit Bistricë.

Kalimtarë të rastit, i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke e shpëtuar.

Shoferi Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Të fundit