Flash News

E-TJERA

Aksident me pasojë vdekjen në Fushë Milot, vetura përfundon nën rrotat e kamionit; një viktimë, 2 të plagosur

Aksident me pasojë vdekjen në Fushë Milot, vetura përfundon
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot. Një mjet tip ‘trajler’ është përplasur me një “Opel” dhe për pasojë ka humbur jetën 1 person, dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Megjithatë nga të dhënat paraprake, dyshohet se makina ka hyrë në parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin, duke përfunduar nën rrotat e tij.

‘Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’  dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeç (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip ‘Opel’) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital’, sqaron policia.

Ndërkaq, pas aksidentit policia ka shoqëruar drejtuesin e ‘Trajlerit’, si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

Të fundit