Flash News

E-TJERA

Aksion me 90 forca policore dhe 6 dronë, sa bime narkotike u gjetën në Shkodër

Aksion me 90 forca policore dhe 6 dronë, sa bime narkotike u gjetën

Përfundon faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Sipas policisë, gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë. Nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativ

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katërt të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

 

Të fundit