Flash News

E-TJERA

I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Elbasan

I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg

Ish-shefi i hetimit në Policinë ë Elbasanit, Leopard Palushi është dënuar nga Gjykata e Posaçme më 2 vite e 4 muaj burg më akuzën për korrupsion.

Leonard Palushi akuzohet së ka përfituar një automjet “Benz” nga Erion Alibej në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, “Golden Bullet” në 19 maj të vitit të kaluar.

Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, i pandehuri Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte më të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt.

Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhën më detyrën ë tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

HËTIMËT PËR “BËNZ”-IN

Prokuroria e posaçme SPAK, ra në gjurmët e “Benz C300” me benzinë, që Erjon Alibej ia dhuroi specialistit të hetimit të krimeve të rënda në Elbasan, Leonard Palushi. Dhurimi i këtij “Benz C300”, është bërë në datën 23 qershor 2020, vetëm një muaj para se të vritej në Elbasan, Emiljano Ramazani ose “Ili” dhe pas 7 ditësh vritet Regis Runaj. Këta të dy persona ishin në listën e kundërshtarëve, për t’u spastruar nga Alibej dhe Nuredin Dumani.

Automjeti në foto është dhuruar në këmbim të shërbimeve që Palushi do i jepte Alibej, duke dhënë informacion të gabuar tek eprorët e tij me qëllim futjen në konflikt të hapur mes dy grupeve kriminale. I pari që ka folur për dhurimin e një automjeti, por pa përcaktuar tipin, ka qenë bashkëpunëtori i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit në rrëfimin e tij, i ka pohuar prokurorëve se Erjon Alibej, para se të kryenin vrasjen e Ramazanit dhe Runaj, i ka dhënë një makinë Leonard Palushit, në shenjë mirënjohje dhe si vijim të ndihmës që ai do i jepte, për të mbuluar ngjarjet kriminale.

Të fundit