Flash News

E-TJERA

Akuzohet për tjetërsim të pronave, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës

Akuzohet për tjetërsim të pronave, SPAK kërkon 4 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokoja.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave. Sipas hetimeve, dyshohet se Frrokaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme 66 mijë metër katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.

Veç ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj janë marrë të pandehur edhe ish-kryetari Qarkut Gjok Ndoka, ish drejtori i Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma, Bledar Cara  ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, Nikolin Shtjefni, Sokol Vocaj,  ish-regjistrues në Kadastrën e Lezhës, Gjovalin Marku, Adiona Martini dhe Juxhina Mema, ish-zyrtar të bashkisë Lezhë, Luigj Paloka topograf dhe Altin Mlikaj, përfitues i pronave të tjetërsuara.

Të fundit