Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e BE zbardh detajet e vendimit, pse u anulua granti prej 28 mln eurosh për Portit të Durrësit

Ambasadorja e BE zbardh detajet e vendimit, pse u anulua granti prej 28 mln

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka sqaruar vendimin e unionit lidhur me anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Në një prononcim për mediat nga Shkodra, diplomatja e BE-së tha se këto masa ndodhin sa herë ka ndryshime të kushteve të investimeve.

“Është një përgjigje shumë e thjeshtë si ajo që dhamë disa ditë më parë. Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë”, u shpreh Hohmann.

Kujtojme se dje, zyra e BE-së në Tiranë ka deklaruar se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Të fundit