Flash News

E-TJERA

Amnistia, rishtyhet me 9 muaj afati i rivlerësimit të shtëpive

Amnistia, rishtyhet me 9 muaj afati i rivlerësimit të shtëpive

Qeveria ka kaluar ditën e djeshme për miratim draftin për disa ndryshime në ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në të cilin përcaktohet zhvendosje e afatit deri në 30 shtator të vitit që vjen.

Përveçse nisi disa muaj me vonesë për shkak të mungesës së një udhëzimi  për mënyrën se si do të bëhej rivlerësimi, pandemia duket se e vështirësoi më tepër këtë proces. Ndryshe nga amnistitë e mëparshme, kësaj here interesi i qytetarëve ka qenë i ulët. Kjo ka bërë që në harkun e një viti qeveria të shtyjë dy herë afatin për rivlerësimin e shtëpive me 3%.

Ulja e detyrimit tatimor nga 15% në 3% për shtëpitë dhe 5% për bizneset, iu jep mundësi qytetarëve që të përditësojnë vlerën e pasurisë së tyre.

Nga kjo skemë përfitojnë edhe qytetarët që janë në proces legalizimi. Janë mbi 80 mijë familje që gjenden në këto kushte pra kanë marrë lejen, por jo tapinë.

Nëpërmjet këtij procesi synohet që qytetarët të përftojnë nga përditësimi i pasurive me vlerën e tregut.

Të fundit