Flash News

E-TJERA

Analisti: Protesta konfirmoi se Berisha është kryetar absolut i PD-së

Analisti: Protesta konfirmoi se Berisha është kryetar absolut i

Analisti Artur Zheji ka komentuar protestën e thirrur dje nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.

I ftuar në News 24, Zheji tha se me protestën e djeshme, u konfirmua se Berisha është kryetar absolut i PD-së. Zheji shtoi se dje të gjithë iu nënshtruan vullnetit të shumicës teksa shtoi se Berisha dominon plotësisht PD-në.

“Unë mendoj që dje Berisha tregoi që PD e dominon plotësisht, nëse dje flisnim për çarje, tani nëpërmjet sheshit, ata që nuk janë dakord me të ose do të nënshtrohen ose do të dalin jashtë si forca të papërfillshme. Dje në një formë apo tjetër pranuan kryetarin e PD, le të themi iu nënshtruan vullnetit të shumicës edhe ata që nuk ishin në të njëjtin qëndrim. Ishte një protestë paqësore, policia duhet thënë ishte perfekte dhe protesta po ashtu ishte perfekte… Protesta konfirmoi Berishën kryetar absolut të PD”, tha Zheji.

Të fundit