Flash News

E-TJERA

Ankesa e PD, KQZ pranon problematikat për dokumentacionet e diasporës: Rastet janë kapur nga kontrolli i trefishtë

Ankesa e PD, KQZ pranon problematikat për dokumentacionet e diasporës:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi Partia Demokratike u ankua për disa probleme me përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor për diasporën.

KQZ përmes një email ka pranuar problemet me dublikimet duke deklaruar se rastet janë kapur nga kontrolli i trefishtë.

KQZ thotë se rastet do të verifikohen për çdo zgjedhës sipas dokumentit provues të adresës që është ngarkuar në PER dhe do te ri-tentohet të validohet me sistemin postar adresa e saktësuar sërish.

“Të dhënat e kërkuara për këto dy ditë përpunim e përgatitje dokumentacioni zgjedhor, përkatësisht qarqet Dibër dhe Berat janë si vijon:

i) prodhimi i dy zarfeve "B" për të njëjtin zgjedhës: Dibër 49; Berat 475;

ii) problemi i adresës (mospërkimi me kodin postar): Dibër 208; Berat 240;

iii) vendosja e të njëjtit label adrese në dy zarfe të ndryshme: Dibër 3; Berat 7

Rasti (i) identifikohet menjëhere tek operatori i KQZ dhe verifikohet gjithashtu tek operatori DHL. Evidencat e këtij rasti depozitohen në salle në një kuti te posaçme (foto bashkëlidhur këtij emaili Dibra D dhe Berat D). Rasti i parë dje u kap në Qarkun Dibër nga operatori i KQZ. Moduli i verifikimit të zarfave në nisje i KQZ (që furnizon me të dhëna edhe dashboardin publk ne kohë reale alerton operarorin nëse një QR është skanuar më parë.

Rasti (ii) identifikohet nga operatori i DHL pasi sistemi universal i shipping validon kodin postar, ky i fundit duhet të përkoje me shtetin/qytetin etj., të deklaruar. Këto raste vendosen në një kuti të posaçme (foto bashkëlidhur këtij emaili Dibra adresa dhe Berat adresa). Këto raste do të verifikohen për çdo zgjedhës sipas dokumentit provues të adresës që është ngarkuar në PER (përkatësisht faturë, kontratë etj.,) dhe do te ri-tentohet të validohet me sistemin postar adresa e saktësuar sërish”, thuhet në reagimin e KQZ.

Të fundit