Flash News

E-TJERA

Argjentinë-Poloni, luhet sot në Katar dueli i ‘këpucës së artë’

Argjentinë-Poloni, luhet sot në Katar dueli i ‘këpucës

Botërori Katar 2022 vijon sot me ndeshjet e fundit të grupit C dhe D për të mësuar skuadrat kualifikuese në fazën e 1/16.

Ndeshja më e fortë ose që ndryshe mund të quhej edhe dueli ‘këpucës së artë’, është ajo mes Argjentinës dhe Polonisë. Robert Lewandowski dhe Lionel Messi kërkojnë të dy fitoren dhe debutimin.

Polonia mban kreu e grupit C, e ndjekur nga Argjentina e cila mbeti pas në renditje pas humbjes që i shkaktoi Arabia Saudite. Të dyja skuadrat kërkojnë kualifikim në fazën me eliminim direkt.

Sot përballen edhe skuadrat e Grupit D, Tunizi-Francë dhe Australi-Danimarkë.

Gjelat qëndrojnë në vendin e parë të grupit D me plot 6 pikë të marra në dy ndeshjet duke prerë biletën për fazën e 1/16. Edhe Australia mbetet e faovorizuar në renditje, ndërsa Danimarka dhe Tunizia kërkojnë patjetër një fitore.

Të fundit