Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Veliajt/ Mblidhet grupi i PS, deputetët “kyçin” gojën

Arrestimi i Veliajt/ Mblidhet grupi i PS, deputetët

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar të kësaj force politike, ku në fokus të diskutimeve do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Deputetët socialistët, të pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit janë treguar të rezervuar për të komentuar, teksa disa janë distancuar duke e konsideruar një punë të drejtësisë.

“Nuk kam komentuar vendimet e drejtësisë, por Erion Veliaj ka qenë e do të mbetet mik i mirë i imi” tha Toni Gogu.

“PS nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk komenton ato” tha Lavdërim Krashi.

Rama pritet t’u japë porosi se çfarë qëndrimi do të mbajnë, pasi priten debate të forta edhe në sallën e Kuvendit.

Të fundit