Flash News

E-TJERA

Arrestohen babë e bir në Sarandë, dhunuan një person me sende të forta

Arrestohen babë e bir në Sarandë, dhunuan një person me

Policia e Sarandës ka arrestuar Gëzim dhe Rodrik Bejkon, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta dhe grushte një person me inicialet A.V.

Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të A.V.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit Gëzim Bejko 52 vjeç, dhe Rodrik Bejko 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Të fundit