Flash News

E-TJERA

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar për drogë.  Ai u lokalizua dhe u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi” në Sauk.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, policia i gjeti sasi kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Të fundit