Flash News

E-TJERA

Arrestohet hajduti i bizhuterive në Sarandë - EMRI

Arrestohet hajduti i bizhuterive në Sarandë - EMRI

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia në Sarandë, pasi akuzohet për grabitje.

Në pranga ka rënë shtetasi Erdion Mamushi i cili sipas Policisë ka grabitur dy ditë më parë suvenire me vlerë rreth 40 000 mijë lekë nga dy stenda në qytet. 

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Souvenirs”, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, bënë të mundur dokumentimin e 2 rasteve të vjedhjes në Sarandë, si dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit: E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë”, bëri me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhja”.

Të fundit