Flash News

E-TJERA

Grabiti një makinë në Astir, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

Grabiti një makinë në Astir, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për grabitje.

Bëhet fjalë për të riun Andi Metani, i cili sipas Policisë ka grabitur një makinë të parkuar në Astir, dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Metani është identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonën e parkimit.

"U kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Metani është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Të fundit