Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Dubai Durim Bami

Arrestohet në Dubai Durim Bami

Është arrestuar në Dubai, Durim Bami, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale.

Ndaj Bamit është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg".

"Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone", njofton policia.

Durim Bami, Valter Bami dhe Marklen Haka u shoqëruan në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti viktimë edhe kunati i tij Ramazan Sino, ngjarje e ndodhur në korrik të viti të kaluar.

Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Ata njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.

Të fundit