Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Arrestohet në Tiranë një 35-vjeçare nga Azerbajxhani për shfrytëzim pro*titucioni
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Escort", duke ndaluar një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë operacionit është arrestuar shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë pesë persona të tjerë.
Sipas njoftimit zyrtar, A. H., e cila banonte në Gjeorgji dhe Tiranë, akuzohet për "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Prostitucion". Kjo shtetase dyshohet se rekrutonte gra nga Turqia dhe Azerbajxhani, të cilat i përdorte për prostitucion përmes një faqeje online që ajo administronte.
Policia bën me dije se kur viktimat kërkonin të largoheshin nga aktiviteti i paligjshëm, A. H. ushtronte presion ndaj tyre përmes publikimit të fotove komprometuese në këtë faqe.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë katër gra, G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, dhe A. S., 32 vjeçe, të cilat dyshohen për ushtrim prostitucioni. Po ashtu, shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, po hetohet për përfshirje në shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni është zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe shfrytëzimit të personave në nevojë.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa policia po punon për të dokumentuar të gjitha hallkat e këtij rrjeti të organizuar.