Flash News

E-TJERA

Artan Lame del nga SPAK pas më shumë se 2 orësh, për çfarë u pyet

Artan Lame del nga SPAK pas më shumë se 2 orësh, për

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dalë nga SPAK ku u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët. 

Paraprakisht mësohet se Lame është thirrur në organin e akuzës për t’u pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Lame ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijua si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.

 

Të fundit