Flash News

E-TJERA

Aulon Kalaja i shpallur "non grata" nga Greqia: Akuzohem për racizëm

Aulon Kalaja i shpallur "non grata" nga Greqia: Akuzohem për

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë publik sot se prej vitit 2019 është shpallur “persona non grata” nga Greqia, vendim të cilin thotë se nuk e ka marrë kurrë në mënyrë zyrtare dhe që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij si gazetar dhe organizator protestash.

Kalaja tregon se u informua për masën në 20 korrik 2019, teksa udhëtonte drejt Lefkadhës me familjen. Vetëm ai u ndalua në kufi dhe në faqen e parë të pasaportës iu vendos vula “NON GRATA”.

Sipas një shënimi të bërë nga një polic gjerman i Frontex në Kakavijë, Kalaja nuk rezulton i ndaluar në sistemin Schengen (SIS), por vetëm në regjistrin kombëtar të Greqisë, me kodin “INAD” – person i padëshiruar.

Gazetari thotë se në mënyrë jozyrtare ka mësuar se Greqia e akuzon për “rrezikim të sigurisë kombëtare” dhe “racizëm”, akuza që ai i mohon kategorikisht. 

Ky është rasti i tretë i një gazetari shqiptar që shpallet i padëshiruar nga Greqia brenda pak kohësh. Një javë më parë masa iu komunikua edhe gazetarit investigativ Artan Hoxha, ndërsa Marin Mema ka 14 vite që nuk lejohet të hyjë në territorin grek.

Të fundit