Flash News

E-TJERA

Banorët e “Emin Durakut” letër Ramës: Ndërprisni ndërtimin e kullës 16-katëshe pranë shkollës dhe banesave tona

Banorët e “Emin Durakut” letër  Ramës:

 Banorët e tre pallateve në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku” në Tiranë i janë drejtuar me një letër publike Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për ndalimin e ndërtimit të një kulle 16-katëshe.

Sipas banorëve, projekti i lejuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është dhënë në shkelje të hapur të ligjeve urbanistike, pasi ndërtesa e re ndodhet vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe në afërsi të menjëhershme me shkollën “Emin Duraku”.

Ata shprehen të indinjuar nga fakti që në lejen e ndërtimit është përdorur plani i vjetër i shkollës, për të krijuar iluzionin e një distance më të madhe nga objekti arsimor.

Banorët e “Emin Durakut” letër  Ramës:

Banorët kërkojnë:

Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve;

Rishikimin dhe anulimin e lejes së ndërtimit;

Hetim administrativ për procedurat e dhënies së lejes;

Garanci ligjore për sigurinë e banorëve dhe nxënësve;

Kthimin e sheshit në një hapësirë publike si lulishte për komunitetin.

Banorët e “Emin Durakut” letër  Ramës:

Ata nënvizojnë gjithashtu se ligji nr. 42/2019, në bazë të të cilit është lëshuar kjo leje, i jep KKT-së fuqi të pakufizuara dhe mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Banorët e “Emin Durakut” letër  Ramës:

Banorët kanë deklaruar se janë të gatshëm të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të ndalur ndërtimin, ndërkohë që presin ndërhyrjen urgjente të Kryeministrit për të parandaluar një skandal urbanistik me pasoja të rënda për sigurinë publike.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit