Flash News

E-TJERA

Begaj uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: Bashkëpunimi politik, një domosdoshmëri

Begaj uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: Bashkëpunimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i përcolli urimet Dimal Bashës për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

"Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj", shkruhet në mesazhin e presidentit postuar në rrjete sociale.

Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime. Zgjedhja erdhi pas 52 seancash bllokadë në të cilat parlamenti nuk u konstituua.

Të fundit