Flash News

E-TJERA

Begaj vlerëson Rita Orën me titullin e lartë “Naim Frashëri”

Begaj vlerëson Rita Orën me titullin e lartë “Naim

Presidenti Bajram Begaj ka vlerësuar artisten shqiptare me famë botërore Rita Ora, me titullin e lartë “Naim Frashëri”, me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

“Jam i sigurt se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë.

Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht.

Më lejo të shpreh konsideratën time për të gjithë përkushtimin tënd për artin dhe kulturën. Njëkohësisht, gjej rastin të inkurajoj që të sjellësh për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti, vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente te tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve.

Me krenari, të gjithë kemi parë se si zëri yt jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Së fundi, me lejo të them se, nëse për botën je një artiste e madhe, për ne je gjithnjë një burim krenarie!”, u shpreh Begaj.

Ora vjen në Shqipëri për të mbajtur koncert nesër në Sheshi “Skënderbej”. Koncerti do të jetë falas pa biletë, ndërsa bashkë me Ritën do të performojnë në skenë edhe artistet shqiptare: Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.

 

Të fundit