Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Bileta elektronike, korsitë e dedikuara... Premtimet e pambajtura për transportin urban në Tiranë

Transporti publik vijon të mbetet problematik në kryeqytet, pavarësisht shumë premtimeve të bëra për të përmirësuar cilësinë e tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj është zotuar në mënyrë të përsëritur, në harkun e më shumë se 8 viteve të fundit për ndërhyrje nga më të ndryshmet, që do ta transformonin shërbimin, por qytetarët dhe ekspertët shprehen se transporti urban në kryeqytet është në “gjendje kome”.
Një prej premtimeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në vitin 2015, ishte edhe transformimi i transportit urban në kryeqytet. “Transporti urban do të jetë i të njëjtës cilësi si në Laprakë ashtu edhe në Vaqar”, tha Veliaj në korrik të vitit 2015,
Kjo u përsërit nga kryebashkiaku edhe në dhjetor të po atij viti, ku shoqëritë e transportit kërkuan rritjen e çmimit të biletës.
“Duhet njëherë të dëgjojmë si fillim nëse janë dakord për biletë elektronike, nëse janë dakord për linjat e reja të autobusëve që prekin edhe fshatin, dhe nëse janë dakord që të përmirësojnë e të rrisin cilësinë e shërbimit dhe të mjeteve të tyre. Disa autobusë janë mesatarë, të pranueshëm, ndërsa disa të tjerë janë si ZIS-at”, theksoi Veliaj asokohe.
Përmirësimi i transportit urban ka qenë gjithmonë në fokus të premtimeve të tij, si një prej shërbimeve që prek drejtpërdrejt qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për shërbimin e ofruar.
“Brenda këtij viti do të fusim biletën elektronike, e cila do të zgjidhë përfundimisht disa ngërçe të vogla që kemi”, premtoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në vitin 2016.
Një vit më pas, në 2017-n, ai deklaroi se ishte kapërcyer dhe një hallkë penguese dhe përsëriti se do niste përdorimi i biletave elektronike për linjat e transportit urban në kryeqytet. “Kalon vendimi i Këshillit të Ministrave që i jep mundësinë Bashkisë së Tiranës të emetojë biletën elektronike, Ka qenë proces shumë i gjatë, për 25 vite ka qenë monopol i qeverisë qendrore”, njoftoi ai.
Por, bileta elektronike nuk është përfshirë ende në transportin urban në kryeqytet edhe pas kaq shumë vitesh.
Në vitin 2017, Veliaj njoftoi se nuk do të ishte e largët dita që Tirana do të kishte transport publik edhe gjatë natës. “Nuk do jetë e largët dita, qe ne të ofrojmë edhe shërbimin 24 orë edhe gjatë natës”, u zotua kryebashkiaku i Tiranës. Mirëpo, 7 vite pas këtij premtimi, Tirana ende një shërbim të tillë gjatë orëve të natës. Transporti urban ofron shërbim nga ora 5 e mëngjesit deri në 10 ose 11 të darkës.
Në maj të vitit 2019, kryebashkiaku i Tiranës foli dhe për transportin elektrik në kryeqytet. “Ambicia jonë është që në këtë mandat të dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH-it t’i fokusojmë në atë që quhet program i qyteteve të gjelbra, ku ne duam fokus shumë të madh te transporti elektrik”, theksoi Veliaj. Pavarësisht zotimit të Veliajt, në Tiranë jo të gjitha linjat kanë me autobusë elektrik.
Dy vite më vonë, shoqëritë e transportit përgjysmuan flotën në qarkullim, për shkak të kostove të larta, duke e bërë edhe problematik këtë shërbim për qytetarët. Në 2021-n, Veliaj kërcënoi shoqëritë e transportit që të rrisin cilësinë, pasi në të kundërt, do u hiqej licenca.
Në shkurt të vitit 2023, ishte premtimi i radhës. Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se në verën e po atij viti do të lancohej projekti për linjat e shpejta të autobusëve urbanë.
“Ne jemi gati që këtë verë të lançojmë ‘Bus Rapid Transit’, tranziti i shpejtë me autobusë me linja të superdedikuara dhe të pandërprera. Do të kalojmë në këtë sistem 3 linja: Linjën Kinostudio-Kombinat, do kalojmë Unazën, do kalojmë dhe Tiranën e Re. Parashikimi është që nëse na merrte 54 minuta, le të themi udhëtimi i plotë i linjës, duam ta çojmë në 24 minuta”- deklaroi Veliaj.
Por projekti në fjalë nuk u lançuar në verë, siç u premtua.
KfW tha më herët për Faktoje se kostoja totale e projektit është 110,37 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro do të financohen nga ‘German Financial Cooperation’, nëpërmjet KfW. Deri në 31,2 millionë euro financohen nga Bashkimi Europian nëpërmjet ËBIF, instrumetit financiar për Ballkanin Perëndimor, dhe deri në 29,17 milionë euro, parashikohen të jenë kontribut i Bashkisë së Tiranës. Kohëzgjatja e projektit është deri në vitin 2029 dhe agjencia zbatuese e projektit është Bashkia e Tiranës.
Në prill të vitit 2023, Veliaj përmendi edhe stacionet elektronike të autobusëve, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim mbi këtë zotim. “Ne planifikojmë që 200 stacione të autobusit t’i kthejmë në stacione elektronike, ku ti të dish, të bësh një parashikim kur do vish në punë. Duam të fillojmë në qershor, fillimisht me stacionet e reja”, tha Veliaj.
Si është situata me transportin urban sot?
Pavarësisht shumë premtimeve, transformimi i transportit publik ka ngecur thuajse në vendnumëro. Dhjetëra qytetarë kanë shprehur shqetësimin për Faktoje në lidhje me cilësinë e shërbimit, duke evidentuar si probleme kryesore vonesat, mbingarkesën, mungesën e sistemit të ajrimit e koncionerët, por edhe papastërtitë.
“Mbingarkesa eshte problemi kryesor. Edhe pse linja është e shpeshtë, i shërben një zone me densitet shumë të lartë, si Fresku. Së dyti trafiku, mungesa e korsisë së dedikuar të autobusëve dhe taksive bën që rruga nga stacioni i fundit deri në qendër të marrë mbi 60 minuta, kur normalisht është diku te 25 minuta”, tregon e shqetësuar Alma, banore në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Altini përdor çdo ditë urbanët e Tiranës për të shkuar në punë. Ai merr dy linja, atë të Institutit dhe Unazën e Re.
“Në urbanët e Tiranës mungon ajri i kondicionuar. Janë përherë të mbingarkuar, të pisët”, shprehet 42-vjeçari.
Qytetarët theksojnë se korsistë e dedikuara dhe shtimi i numri të autobusëve do ta përmirësonte sadopak këtë shërbim.
Urbanisti Gentjan Kaprata sheh tre probleme kryesore në transportin urban në kryeqytet.
E para është shpejtësia me të cilën autobusët lëvizin. E dyta është koha në të cilën po vonohen udhëtarët në stacione edhe e treta është cilësia e autobusëve, cilësia e mjeteve. Te treja këto lenë shumë për të dëshiruar. Ka shumë vend për ndërhyrje”, argumenton Kaprata.
Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj thekson se është domosdoshmëri ndërtimi i korsive të dedikuara. Sipas tij, kjo do të shkurtonte kohën dhe do të shmangte mbingarkesën e autobusëve.
“Për një destinacion do të shkurtojë deri në 20 minuta. Kur autobusi lëviz më shpejt, flota e mjeteve është 100%, ka më pak njerëz, ka një shpejtësi më të madhe, shkojmë në punë më shpejt, kursejmë kohë dhe shmangim mbingarkesën e autobusëve”-shpjegon ai.
Ndërsa, biletën elektronike ai e sheh ende si të vështirë për t’u realizuar.
“Bileta elektronike nuk do jetë funksionale për transportin urban, por as në ndërqytetasin, sepse nuk janë gati në infrastrukturë”, thotë Memaj. Faktoje.al
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24