Flash News

E-TJERA

Bleu vota për PSD-në e Tom Doshit, SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Bleu vota për PSD-në e Tom Doshit, SPAK merr zyrtarisht të

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, nën akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialdemokrate.

Dosja ndaj Shkrelit pritet të kalojë për vlerësim në Gjykatën e Posaçme, ku kërkesa e prokurorisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Hetimi ndaj kryebashkiakut nisi disa muaj më parë, dhe në muajin maj, me vendim të GJKKO-së, iu sekuestrua telefoni celular dhe iu ushtrua kontroll banese.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, SPAK ka sekuestruar gjithashtu celularët e disa përfaqësuesve të tjerë të Partisë Socialdemokrate, të cilët dyshohen për përfshirje në të njëjtën çështje të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Të fundit