Flash News

E-TJERA

Burimi: Nëse Evropa sjell emigrantët në Gjadër, Brukseli s’ka interes për Shqipërinë

Burimi: Nëse Evropa sjell emigrantët në Gjadër, Brukseli

Analisti Genc Burimi deklaron se Evropa nuk ka interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE nëse i sjell emigrantët në kampin e Gjadrit. 

Duke folur në Syri tv, Burimi shpjegoi se vendet evropiane po përpiqen që klandestinët t’i dëbojnë jashtë kufijve të BE-së, dhe sipas tij, nëse kampi i Gjadrit vihet në funksion, Brukseli nuk ka asnjë interes për të anëtarësuar Shqipërinë.

“Rama ka një fjalë në gojë pasaportën evropiane. Unë po të vij në fuqi në Francë gjëja e parë që do të bëj do të dëboj emigrantët nga Franca. Nga 100% klandestinë, që ka sot në Francë, vetëm 20% përzihen kurse në Itali 14%. Në Francë vjen në fuqi një ministër që është më tepër i ekstremit të djathtë dhe thotë që s’keni nevojë të votoni për Le Penin sepse thotë që unë do bëj atë që do bënte Le Peni. 
Franca që i përzë i çon në Shqipëria dhe kjo duhet të shikohet dhe një rishikim të legjislacionit sepse ajo nuk e lejon. Duhet që në ligjin evropian të shënohet që një klandestinë mund të dëbohet ose në vendin e origjinës ose në një vend të tretë, kjo është në legjislacion por ishte vetëm me pëlqimin e klandestinit. 
Është hera e parë në historinë e Evropës që më në fund do të sillen njerëz me forcë në Shqipëri domethënë që Evropa ia  hoqi nga duart dhe ja dha tani Shqipërisë sepse ja mbushi mendjen Sudanit, Algjerisë, Somalisë. 
Problemi është që këta transferohen në Shqipëri po sikur nesër Shqipëria bëhet me mijëra klandestinë të këtillë. Evropa nuk ka ndonjë interes që ta fusë Shqipërinë në Evropë. Kjo është me logjikë sepse t’i sjell klandestinë në Shqipëri atëherë ty Shqipëria nuk të duhet pjesë e BE-së.”, tha Burimi. 

Të fundit