Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e ekspertit amerikan: ‘Open Balkan’ minon ‘Procesin e Berlinit’, i jep fuqi Vuçiçit

Deklarata e fortë e ekspertit amerikan: ‘Open Balkan’ minon

Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph ka deklaruar se nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese, thotë ai.

Ky shqetësim ishte ngritur edhe më herët, por kryeministri Edi Rama, i cili mbron fuqishëm nismën, i ka mohuar vazhdimisht, dhe injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve që kërkojnë gjithëpërfshirjen e të gjashta shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për DW, Joseph tha se, “Rreziqet e ‘Open Balkan’ nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan”. Ai nënvizoi që "Open Balkan” është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e problemeve politike në Rajon.

“Problemet mund t'i përmbledhim në këtë formë: teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja të rrezikshme”, shtoi ai. Eksperti kërkoi që mbështetësit e kësaj nisme duhet të ndalen dhe të analizojnë se përse kundërshtohet “Open Balkan”.

“’Open Balkans’ është një nismë konkurruese e disa nismave të tjera në rajon, përfshirë ‘Procesin e Berlinit’, CEFTA-n, dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, që ndihmon në koordinimin dhe promovimin e hapave konkretë. SHBA po e mbështet fuqishëm 'Open Balkans' në mënyra të dukshme, përfshirë eventin në Ohër, dhe në përpjekje të ndryshme diplomatike.

Di që zyrtarë të rajonit kanë ndarë shqetësimet e tyre me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e kërcënuar, duke i dhënë Serbisë së drejtuar nga Aleksandar Vuçiç më shumë fuqi ekonomike dhe duke e konsideruar Vuçiç si një ‘partner', kur ai kundërshton hapur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga SHBA dhe BE”, ka deklaruar më tej Joseph.

Të fundit