Flash News

E-TJERA

Deklarata provokuese e Vulin, Ministria e Jashtme thërret për sqarim ambasadorin serb në Tiranë

Deklarata provokuese e Vulin, Ministria e Jashtme thërret për sqarim

Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të dhënë sqarime në lidhje me deklaratat që zv.kryeministri Aleksandër Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të kryeministrit Rama me diasporën në Greqi.

“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”. Ishte pikërisht kjo deklarata që u bë nga Vulin.

MEPJ ka theksuar se deklarata provokuese e Vulin bie ndesh me marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe nuk i shëben stabilitetit në Ballkan.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian.

Të fundit