Flash News

E-TJERA

Delegacioni i BE konfirmon ndërprerjen e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë

Delegacioni i BE konfirmon ndërprerjen e fondeve të

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka konfirmuar pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë

I kontaktuar nga Fax News, delegacioni ka thënë se në kuadër të një hetimi për korrupsionin, KE ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Delegacioni i BE shprehet se nuk mund të japë më shumë detaje nga gjetjet e hetimit.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”

Të fundit