Flash News

E-TJERA

Dhjetë viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre një 44-vjeçar

Dhjetë viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre

Dhjetë viktima dhe 656 qytetarë të infektuar është bilanci i covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se me viktimave është edhe një 44 vjeçar, ndërsa numri i të shëruarve është 321 persona.  

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

"Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç", njofton MSH. 

Të fundit