Flash News

E-TJERA

Dita e Çlirimit/ Meta dhe Rama bëhen bashkë për homazhet, Presidenti përshëndet vetëm Nikollën

Dita e Çlirimit/ Meta dhe Rama bëhen bashkë për homazhet,

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë në Ditën e Çlirimit. Ata kanë zhvilluar në të njëjtën kohë homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.

Si fillim Meta dhe më pas Rama janë përkulur para monumentit “Nëna Shqipëri”. Presidenti ka përshëndetur vetëm kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila ishtë e pranishme në homazhet që u zhvilluan, duke shmangur kryeministrin Rama. Në përfundim të homazheve, teksa nis të largohet, Meta "i rrahu supet" Nikollës duke e përshëndetur.

Sot shënohet 77-vjetori i çlirmit të të Shqipërisë nga forcat fashiste dhe naziste. Nga 7 prilli i vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia, ndërsa në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane deri në fund të nëntorit 1944.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Një ditë më parë vendi festoi 109 vjetorin e pavarësisë.

Të fundit