Flash News

E-TJERA

“Do djeg live makinën e Policisë”, arrestohet 24-vjeçari, paralajmëroi aktin e dhunës në TikTok

“Do djeg live makinën e Policisë”, arrestohet

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar i cili kërcënoi se do të digjte live makinën e Policisë. Thirrjet i riu i bëri në platformën TikTok.

D. F., 24 vjeç, u kap dhe u arrestua për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” si edhe për prodhimin dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

"Menjëherë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nisi punën për identifikimin e autorit të këtyre postimeve.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me platformat e rrjeteve sociale dhe veprimeve të specializuara hetimore, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bë i mundur identifikimi i autorit të materialeve të dhunshme, duke mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme për të parandaluar ngjarjen e mundshme.

Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës (Stacioni i Policisë Manzë), u kap dhe u shoqërua shtetasi D. F., 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, Sukth, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u ndalua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik.

Ndërkohë, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke ndjekur procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet", njofton policia.

Të fundit